Aktualitet

Në kërkim nga policia italiane, arrestohet 29 vjeçari nga Mirdita (Emri)

17 Gusht 2019, 08:04 Nga DOSJA
Në kërkim nga policia italiane, arrestohet 29 vjeçari nga

MIRDITË– Një i ri nga Mirdita është arrestuar me qëllimekstradimi. Mësohet se Sandër Nikolla 29 vjeç, nga Mirdita është vënë në pranga pasi kërkohet nga autoritetet italiane. 

Nikolla, banues në Mirditë ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës/ Itali, në Shkurt 2019, me vendimin nr. 45702/18 RGNR,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vepren penale ” Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal si dhe nenet 2 e 7 të Ligjit nr. 895/67 ” Mbi armët e zjarrit” .

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative  dhe pas një pune të mirë organizuar profesionale , në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana,  arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës/ Itali, në Shkurt 2019, me vendimin nr. 45702/18 RGNR,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vepren penale ” Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal si dhe nenet 2 e 7 të Ligjit nr. 895/67 ” Mbi armët e zjarrit” .

Maksimumi i dënimit 10 vite.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari ne mirdite mirdite sander nikolla arrestohet 29 vjecari ne mirdite mirdite sander nikolla

Sondazh

Poll