Aktualitet

Hodhi në erë parukerinë në Nikël, arrestohet 23 vjeçari

17 Gusht 2019, 07:07 Nga DOSJA
Hodhi në erë parukerinë në Nikël, arrestohet 23

KRUJË– Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës.

Mësohet se personi inicialet L.C., është arrestuar pasi dyshohet se është personi që një ditë më parë vuri lëndë shpërthyese në ambjentet e një parukeriE, duke shkaktuar shpërthimin e saj.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Nikël. Një biznes, i llojit parukeri u shpërthye për shkak të tritolit që i ishte vendisur. Pati dëme material por jo në njerëz.

Njoftim i Policisë Krujë

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton në pak orë ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë ku në një biznes u vendos lëndë plasëse.

Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë, duke identifikuar dhe arrestuar shtetasin:

• L.C., 23 vjeç, banues në Nikel.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ” parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23 vjecari kruje shperthehet parukeria ne nikel me tritol shprthim me tritol ne nikel arrestohet 23 vjecari kruje shperthehet parukeria ne nikel me tritol shprthim me tritol ne nikel

Sondazh

Poll