Aktualitet

Lumë gjaku në rrugë, dalin detaje nga vrasja e 19-vjeçarit Keidi Pasha, makina që u pa në vendin e krimit

17 Gusht 2019, 07:24 Nga DOSJA
Lumë gjaku në rrugë, dalin detaje nga vrasja e 19-vjeçarit

TIRANË– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me vrasjen e të riut nga Burreli Keidi Pasha që u ekzekutua para tre ditësh në Gjermani. Mediat e huaja shkruajnë se policia gjermane ka nisur hetimet, ndërkohë që janë në një situatë krejt të paqartë.

Grupi hetimor e ka quajtur çështje “Tattoo” dhe nuk japing shpejgime për këtë gjë pasi është konfidenciale.

Mediat gjermane shkruajnë më tej se Pasha është gjetur i gjakosur në rrugë, ndërsa kushëriri i tij që u plagos është zbuluar më vonë në banesën ku jetonin të rinjtë. 31-vjeçari tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Sias të njëjtave burime mëssohet se një makinë me targa të Frankfurtit është parë në vendin e krimit rreth orës 22:00 dhe aktualisht ajo është e sekuestruar ndodhet pranë laboratorit të kriminalistikës.

Keidi Pasha, 19-vjeçari që humbi jetën në atentat kishte vetëm pak ditë që kishte shkuar nga Burreli drejt Gjermanisë.

I ndjeri u qëllua me 6 plumba nga një makinë në lëvizje teksa po kalonte rrugën me kushëririn e tij 31 vjeç. Pasha u gjet i mbuluar në gjak në rrugë. Ai vdiq në spital, pasi nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra.

Gjaku kishte mbuluar më shumë se 40 metra rrugë, çka është dashur ndërhyrja e makinerive me ujë për ta pastruar.

Në një njoftim për shtyp pasditen e së enjtes, policia u bëri thirrje banorëve, kalimtarëve dhe përdoruesve të rrugës që të ndihmojnë. “Ne jemi në kërkim të regjistrimeve video dhe fotografike të bëra në vendin e ngjarjes në Meinstra afër Schützenplatz, qoftë me telefona celularë ose kamera vëzhgimi, ashtu edhe me kamera nga automjetet,”- u shprehën ata.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj keidi pashes gjermani keidi pasha atentati ndaj keidi pashes gjermani keidi pasha

Sondazh

Poll