Aktualitet

Biznesi i Mihal Kokëdhimës vazhdon punën, qytetari: Dje dhunuan turistët, sot na përzuri pronarja

17 Gusht 2019, 06:04 Nga DOSJA
Biznesi i Mihal Kokëdhimës vazhdon punën, qytetari: Dje dhunuan

TIRANË– Biznesi “Panorma” ku u dhunuar turistët spanjollë mesa duket vijon të punojë. Në një status që kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me këtë çështje dhe uroi që pronari i këtij biznesi, Mihal Kokëdhima të mos i shpëtojë drejtësisë, një qyetar është ankuar sërish.

Në komente ai tregon se pasi u dhunuar turistët spanjollë, pronarja i ka përzënë nga restoranti. Ai thotë më tej se bashkë me ta kanë qenë edhe disa turistë italianë.

Një ditë më parë një grup turistësh spanjollë u rrahën nga pronarët e lokalit, pasi ishin ankuar për shërbimin, që sipas tyre nuk ishte në lartësinë e duhur. Ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje, por janë sulmuar. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, mësohet se ata janë sulmuar dhe me armë të ftohta.

Kryeministri Edi Rama e dënoi këtë sulm dhe u shpreh se pronari i këtij biznesi s’duhet t’i shpëtojë drejtësisë. Mihal Kokëdhima u arrestua.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i turisteve mihal kokedhima restorant panorma dhunimi i turisteve mihal kokedhima restorant panorma

Sondazh

Poll