Sport

‘Rasti Messi'-BarçaLeaks, reagimi i klubit: “Po studiojmë masat që duhen marrë”…

Shqetësim te Barcelona, rrjedhin informacione dhe dalin në dritë dokumenta konfidenciale të klubit katalanas

22 Shtator 2022, 06:46 Nga DOSJA

‘Rasti Messi'-BarçaLeaks, reagimi i klubit: “Po

SPANJE - Zbulimet e ‘El Mundo’ për shkaqet, që çuan në mos rinovimin e kontratës së Lionel Messit me Barcelonën, kanë bërë xhiron e botës dhe përgjigja e klubit blaugrana nuk vonoi:

“Në lidhje me informacionin e publikuar sot në ‘El Mundo’, nën titullin ‘BarçaLeaks, arkivat sekrete të klubit, pjesa 1’, Barcelona shpreh zemërim për rrjedhjen e disa informacioneve që do të ishin pjesë e një procesi gjyqësor.

Klubi gjithashtu shpreh keqardhjen që gazeta mburret se ka pasur akses në një sasi të madhe dokumentesh dhe e-mailesh që janë në posedim të hetimit të ‘Barçagate’, kur ky informacion dhe dokumentacion ende nuk është shpërndarë.

Në çdo rast artikulli në fjalë bën publike dokumente që nuk kanë të bëjnë me hetimin dhe përdorimi i tyre kërcënon reputacionin dhe konfidencialitetin e klubit. Për këtë dhe me objektiv të mbrojtjes së të drejtave të Barcelonës, shërbimet ligjore të klubit tashmë po studiojnë masat e duhura që duhen marrë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll