Politike

“Do kenë ujë të rrjedhshëm banjot”, Rama nxjerr fotot e stadiumit të ri dhe replikon me komentuesit: Hë tani, hopa gru

16 Gusht 2019, 13:33 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto të stadiumit të ri që po ndërtohet në Tiranë. Që në fillim të shkrimit të tij Rama thekson se  ky stadium do të jetë një ndër më të mirët në Evropë dhe të gjithë ata që kanë folur keq për të do futen të maskuar si tifoz.

Më tej Rama shton se “ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat”.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS

EDHE PAK… ? Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës? (Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja?)

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat? (Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama?) #ShqipëriaqëDuam️??

Ndërkohë poshtë këtij postimi të shumtë kanë qenë komentuesit, por Rama nuk është kursyëer as me përgjigje e as me ironi.

DISA NGA REPLIKAT

Komentuesi: Asht stadium shum i bukur per te qen privat, i ngjan shume TEG-ut! Mos e fshi sms kete here, se po te lavderoj per Stadiumo-kombetare-Qender-Tregtare.? shum bukur ka dal seriozisht

Rama: Kishte lezet, ke te drejte qe te ka marre malli, se kishte edhe ku ujisje muret, edhe ku haje qofte, edhe ku i nderroje kollodokun makines ne te njejten kohe! Tamam afer parkut?

Komentuesi: Bravo. Do te kene banjot uje te rrjedhshem???

Rama: Ah ja edhe nje pyetje e dikujt qe eshte mesuar me stadiume jo vetem me banjo, po edhe me uje te rrjedhshem? Po si thua ti Sherif, ato banjot qe shikon ne foto do jene vetem per te mbledhur ujrat rrjedhshem te tifozllekut dhe s’do kene uje te rrjedhshem te nenes natyre?!?

Stadiumi “Arena Kombëtare” prej disa muajsh po ndërtohet në qendër të Tiranë dhe do të jetë shtëpia e re e ko bëtares. Për stadiumin ka pasur shumë debate, pasi “Qemal Stafa” konsiderohej si një vepër historike.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arema kombetare edi rama stadiumi i ri arema kombetare edi rama stadiumi i ri

Sondazh

Poll