Aktualitet

Ishte shkarkuar nga KPK/ KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Ardit Mustafaj! Gjykoi Dritan Dajtin dhe Sajmir Tahirin

Sipas KPA vendimi i shkarkimit ishte i padrejtë. Mustafa njihet edhe si gjyqtari i vendimeve të vështira pasii ishte pjesë e trupës që gjykoi Dritan Dajtin dhe ish-Ministrin e Brendshëm Saimit Tahiri. Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli në gusht hetimin gjyqësor për gjyqtarin pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, Ardit Mustafaj.

21 Shtator 2022, 15:08 Nga e.k
Ishte shkarkuar nga KPK/ KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Ardit
Ardit Mustafaj

TIRANË- Ish-Gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe GJKKO Ardit Mustafa, pas dy vjetësh, me vendim të Kolegjit të Pavaruar të Apelimit do të riveshë veladonin e zi, për të dhënë sërish vendime në emër të Republikës. 

Mustafa u shkarkua më 5 mars 2020 nga Vettingu në shkallë të parë, por Kolegji i Apelimit e rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer në detyrë. Sipas KPA vendimi i shkarkimit ishte i padrejtë. Mustafa njihet edhe si gjyqtari i vendimeve të vështira pasii ishte pjesë e trupës që gjykoi Dritan Dajtin dhe ish-Ministrin e Brendshëm Saimit Tahiri. Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli në gusht hetimin gjyqësor për gjyqtarin pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, Ardit Mustafaj.

Në vitin 2012, teksa ishte anëtar i Gjykatës për Krimet e Rënda, ai u kërcënua përmes një letre anonime, fakt për të cilin u mbajt në mbrojtje policore për disa vite në vijim.

Në seancën seancën gjyqësore publike të çështjes subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues, teksa paraqiti kundërshtimet e tij ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke deklaruar se ky vendim, i bazuar në shkaqe që lidhen vetëm një kriter, atë të pasurisë, është i njëanshëm, me konstatime të gabuara, arbitrare dhe në kundërshtim të plotë me parimin e proporcionalitetit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më datë 5 mars 2020 shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ardit Mustafaj, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

ardit mustafa kpa

Sondazh

Poll