Aktualitet

ME VD- Grabiti 700 mijë lekë në një argjendari në Sarandë, autorit iu deshën vetëm 30 sekonda

Sipas uniformave blu është arrestuar 43-vjeçari Ibrahim Duda, i cili e kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 43-vjeçari ishte i dënuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

21 Shtator 2022, 11:48 Nga k.m.
ME VD- Grabiti 700 mijë lekë në një argjendari në
Ibrahim Duda

SARANDË- 30 sekonda iu deshën Ibrahim Dudës, 43 vjeç që të grabiste 450 mijë lekë, para të thata dhe bizhuteri me vlerë 250 mijë lekë në argjendarinë pranë shtëpisë së tij. Pamjet e gjithë aksionit të grabitësit i ka siguruar "Report Tv", ku duket qartë momenti kur 43-vjeçari futet në lokal, kryen vjedhjen dhe më pas largohet me shpresën për të mos u kapur nga Policia.

Për të hapur derën e dyqanit, ai përdor një kaçavidë, por gjithmonë duke kontrolluar gjithë zonën, nëse kishte ndonjë që mund ta pikaste apo jo. Por 'aventura' i zgjati shumë pak, pasi përfundoi në prangat e Policisë së Shtetit për jo më shumë se një orë. 

ME VD- Grabiti 700 mijë lekë në një argjendari në
Bizhuteritë e vjedhura

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë

Vodhi një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari, i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja". Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- thuhet në njoftimin e policisë.

Në momentin që ka kryer vjedhjen, Duda duhet të ishte në 'arrest shtëpie' në Sarandë pasi më parë kishte plagosur me pasoja të rënda 2 adoleshentë, 17 dhe 16 vjeçar. Ibrahim Duda i plagosi me thikë se dy vëllezërit i kishin shtypur qenin me makinë. Ky i fundit kreu aktin e rëndë duke sulmuar me thikë në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar dhe më pas u vetëdorëzua në Polici. Por pas gjykimit, u vendos në "arrest shtëpie". Mirëpo nga grabitja e djeshme, Policia njofton se tashmë 43-vjeçari akuzohet për "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja".

sarandë ibrahim duda

Sondazh

Poll