Aktualitet

Roli i shqiptarëve në Ekuador, Artan Hoxha: Garantë të karteleve vendase, kur kanë probleme ikin...

Gjithashtu, gazetari shtoi se ata kanë probleme nëse vendosin të rikthehen në Shqipëri, ose shkojnë për t'u fshehur në Dubai.

21 Shtator 2022, 14:01 Nga l/,/
Roli i shqiptarëve në Ekuador, Artan Hoxha: Garantë të
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar se çfarë ka parë nga udhëtimi i tij për në Ekuador. I ftuar në studion e ABC Live, Artan Hoxha tha se shqiptarët që kanë vendosur të qëndrojnë në Ekuador janë ata në kërkim në Europë dhe mund të arrestohen nëse shkojnë atje.

Gjithashtu, gazetari shtoi se ata kanë probleme nëse vendosin të rikthehen në Shqipëri, ose shkojnë për t'u fshehur në Dubai.

"Ekuadori është vend tranziti, droga vjen nga Kolumbia dhe Peru-ja që janë prodhuesit më të mëdhenj të drogës. Kishte dhe kombësi të tjera, përveç shqiptarëve, aty ishin dhe italianët, holandezët, rusët dhe nuk janë vetëm shqiptarët. Shqiptarët ishin garantë me kartelet vendase, mbylljen e llogarive dhe të pagesave që duheshin bërë aty. Kishte patur edhe shqiptarë të Kosovës. Shqiptarët në Ekuador çonin apo sillnin dhe para, ishin njerëzit që sillnin para nga tregu më i pasur, tregu i BE-së, kishte dhe një element tjetër shumë interesant, dalloheshin nga zona ku qëndronin, qëndronin në  një zonë të caktuar, te zona më e sigurt, ku qëndronin dhe politikanët dhe biznesmenët vendas, dhe kartelet nuk ndërhynin në atë zonë,"-tha Artan Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll