Aktualitet

Ishte korrieri, 19-vjeçari shqiptar kapet me 2 valixhe me kanabis në Austri

Policia sekuestroi makinën e 19-vjeçarit ndërsa lënda narkotike ishte e ndarë në dy valixhe të mëdha. I riu dyshohet se ishte korrier droge. Ai u kap kur po udhëtonte për në Gjermani, shkruajnë mediat e huaja.

21 Shtator 2022, 14:20 Nga e.k
Ishte korrieri, 19-vjeçari shqiptar kapet me 2 valixhe me kanabis në
Foto ilustruese

AUSTRI- Një 19-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është arrestuar në Austri pasi u kap me 15 kg kanabis. Arrestimi i tij u bë gjatë një kontrolli rutinë të policisë në autostradën Innkreis Autobahn të qytetit Wels.

Policia sekuestroi makinën e 19-vjeçarit ndërsa lënda narkotike ishte e ndarë në dy valixhe të mëdha. I riu dyshohet se ishte korrier droge. Ai u kap kur po udhëtonte për në Gjermani, shkruajnë mediat e huaja.

Policia njoftoi dje se ai tashmë është transferuar në burgun e Wels, ndërsa hetimet për të po vazhdojnë.

austri policia austriake

Sondazh

Poll