Aktualitet

Artan Hoxha rrëfen udhëtimin në Ekuador: Kontaktova me “Fiton”, kokën e kartelit

Artan Hoxha theksoi se në Ekuador gjithçka drejtohej nga burgu, pasi kokat më të mëdha të karteleve ndodheshin pas hekurave, por kjo nuk i pengonte që të organizonin grupet e tyre.

21 Shtator 2022, 13:59 Nga k.m.
Artan Hoxha rrëfen udhëtimin në Ekuador: Kontaktova me
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rrëfyer rrugëtimin e tij disa ditor në Amerikën Latine, ku pa nga afër se si shqiptarët organizonin trafikun e kokainës në Ekuador. I ftuar në studion e ABC Live, Artan Hoxha theksoi se në Ekuador gjithçka drejtohej nga burgu, pasi kokat më të mëdha të karteleve ndodheshin pas hekurave, por kjo nuk i pengonte që të organizonin grupet e tyre.

Mes të tjerash gazetari u shpreh se aktualisht si një nga kokat më të mëdha të karteleve në Ekuador, ishte një person i njohur me nofkën "Fito", por nuk ia ka bërë me dije se cili është emri i tij i vërtetë. Ndërsa për rolin e shqiptarëve në vendin e Amerikës Latine, u shpreh se organizonin dhjetra tonëve kokainë.

“Në Ekuador gjithçka jashtë drejtohet nga burgu. Drejtuesi kryesor ishin në burg dhe organizonin gjithçka tjetër jashtë. Ishte një luftë shumë madhe brenda kartelit. Aktualisht në krye është Fito me nofkë të tillë njihej. Kontaktova me të nëpërmjet shqiptarëve atje. Shqiptarët atje ishin të rëndësishëm. Janë pjesë, si përfaqësues të organizatave të rëndësishme që lëvizin drogë nëpërmjet tregut europian dhe Shqipërisë,”- u shpreh Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll