Aktualitet

600 Euro për të pastruar dëshminë e penalitetit/ Drejtoria e Burgjeve: Kemi shkarkuar punonjësin

Në kamerën e fshehtë duket se si punonjësi i Policisë në kundërshtim me ligjin lëshon vërtetimin dhe kërkon 600 euro. 

21 Shtator 2022, 14:48 Nga e.k
600 Euro për të pastruar dëshminë e penalitetit/ Drejtoria e
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar ditën e sotme pas publikimit të rastit ku një oficer i shërbimit civil në zyrën e gjendjes gjyqësore në DPB(Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve)  kundrejt një shume prej 600 eurosh pajis një qytetar me vërtetim të gjendjes gjyqësore duke pasqyruar të dhëna të rreme.

Rasti u bë publik mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ "STOP". Në kamerën e fshehtë duket se si punonjësi i Policisë në kundërshtim me ligjin lëshon vërtetimin dhe kërkon 600 euro. 

Me anë të një deklarate, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shprehet se drejtori i këtij institucioni ka urdhëruar largimin nga shërbimi civil të punonjësit Arben Tusha me detyrë Specialist në Sektorin e Gjendjes Gjyqësore. 

Gjithashtu bëhet e ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka urdhëruar fillimin e ecurisë disiplinore për personat përgjegjës në Drejtorinë Juridike dhe Sektorin e Gjendjes Gjyqësore që kishin për detyre mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së punës së punonjësit në fjalë. Ndërkohë masa disiplinore janë marrë dhe për punponjësit e tjerë që shfaqen në video konkretisht Kryeinspektor Flamur Haslamaj dhe N/Inspektor Agron Celami të cilët janë pezulluar deri në përfundim të hetimeve.

DENONCIMI I QYTETARIT

Qytetari i cili ka bërë dhe denoncimin pranë emisionit investigativ ishte dënuar në vitin 2012 me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai ka dalë i lirë pas 5 viteve vuajtje dënimi. Në vitin 2022 kur ka kërkuar një dëshmi penaliteti, i thonë se ka 3 vjet dënim të pakryer. Kështu ai është drejtoruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ku është ndeshur dhe me punonjësin që i ka kërkuar 600 euro për të pastruar gjithë dëshminë e penalitetit. Ajo që ai nuk ka kuptuar është se ka "rënë në çark" dhe tashmë do të përballet me drejtësinë. 

Ndërkohë në njoftimin e bërë publik nga Drejtoria e Përgjithme e Burgjeve sqarohet se qytetari nuk ka asnjë muaj burg të pakryer dhe se ka përfituar uljen e dënimit nga amistia.

drejtoria e përgjithshme e burgjeve

Sondazh

Poll