Aktualitet

Dy të rinj nga Kavaja marrin peng 17-vjeçaren në Kavajë, e rrahën me dorezë metalike

Sipas të dhënave paraprake, dy të rinjtë e kanë mbajtur peng në një objekt që nuk përdorej më nga askush dhe e kanë dhunuar, madje dhe me dorezë metalike ose ndryshe përforcues grushti për arsye që ende nuk dihet.

21 Shtator 2022, 08:05 Nga k.m.
Dy të rinj nga Kavaja marrin peng 17-vjeçaren në Kavajë, e
Foto ilustruese

KAVAJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një 17-vjeçare është marrë peng nga dy të rinj, 18 dhe 23 vjeç. E gjitha ka ndodhur ditën e djeshme. Kanë qenë kalimtarë të rastit, ata që kanë parë se e reja po merrej me forcë dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Sipas të dhënave paraprake, dy të rinjtë e kanë mbajtur peng në një objekt që nuk përdorej më nga askush dhe e kanë dhunuar, madje dhe me dorezë metalike ose ndryshe përforcues grushti për arsye që ende nuk dihet. Megjithatë Policia ndërhyri duke liruar adoleshentet, ndërsa në pranga përfunduan të rinjtë të identifikuar me inicialet: - A. D., 23 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Peqin. Të dy akuzohen për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Kanosja" dhe "Plagosja e lehtë me dashje", të kryera në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë

Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas që i hoqën lirinë një shtetaseje dhe ushtruan dhunë ndaj saj. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët se dy shtetas i kishin hequr lirinë një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar. Falë veprimeve profesionale policore nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë arrestuar në flagrancë, në një kohë rekord, shtetasit: - A. D., 23 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Kanosja" dhe "Plagosja e lehtë me dashje", të kryera në bashkëpunim; - A. H., 18 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje", të kryera në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, i kanë hequr lirinë një shtetaseje 17 vjeçe, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

kavaja merret peng vajza ne kavaje

Sondazh

Poll