Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila: S'ka procedim ndaj meje

Nuk dihet ende arsyeja pse Hila është paraqitur në SPAK.

21 Shtator 2022, 10:49 Nga k.m.
Paraqitet në SPAK ish-kreu i bashkisë së Vaut të Dejës,
Zef Hila

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila, ish-kryetar i bashkisë Vau të Dejës, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pasi u mor në pyetje nga SPAK, Hila ka bërë me dije detaje nga 'udhëtimi' në SPAK, duke shkruar në Facebook se ka shkuar në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, për një çështje që është në proces. Por mohoi se SPAK kishte ngritur ndaj tij ndonjë procedim penal. 

Ai theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.

"Pasi u njoha me disa publikime ne media që lidhen me emrin tim,dua te sqaroj opinionin publik se: Nuk ka asnjë proçedim penal ndaj meje. Sot u paraqita prane SPAK-ut në cilsinë e personit që ka dijeni per rrethanat e hetimit. Kjo, lidhur me nje ceshtje qe eshte ne proces. Nuk mund te jap detaje për sa shpjegova ne respekt te ligjit, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret. Une si deputet i Partisë demokratike do te vazhdoj misionin tim ne mbështje dhe mbrojtje te interesave te qytetareve,"- shkruan Hila në Facebook.

Ndërkohë sot është paraqitur në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Po ashtu, edhe ish-ministri i Mbrojtjes nuk ka dhënë detaje lidhur me ç'ka ka dhënë para hetuesëve. Arsyeja pse Mediu shkoi sot në SPAK nuk është as zyrtarisht e qartë sepse edhe në urdhrin për paraqitje të tij në SPAK nga drejtori Arben Kraja, nuk specifikohet konkretisht se për çfarë bëhej fjalë, përveç se thuhet për procedimin penal Nr 287 të vitit 2020, për veprën penale të parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.

zef hila zef hila ne spak

Sondazh

Poll