Aktualitet

Banesën e transformoi në 'shtëpi bari', arrestohet 50-vjeçari në Mat

Policia gjeti në banesën e tij, bimë narkotike në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

21 Shtator 2022, 10:27 Nga A.B
Banesën e transformoi në 'shtëpi bari', arrestohet
Policia

MAT- Një 50-vjeçar i identifikuar si Ilir Likola ka rënë në pranga pasi iu gjetën në banesë një sasi kanabis prej 3 kilogramësh. Policia gjeti në banesën e tij, bimë narkotike në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Autumn”. Si rezultat, në fshatin Dukagjin, Mat, në banesën e shtetasit I. L., janë gjetur 3 kg bimë narkotike në proces tharjeje, ndërsa në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë.

ilir likola arrestim ne mat

Sondazh

Poll