Aktualitet

Kalimi i afatit për sekuestron e 'RTV ORA', avokatët e Ndroqit: Gjykata po e mban nën sekuestro

Pas daljes nga SPAK, avokatët, Jordan Daci dhe Enis Daci u shprehën se Gjykata mori dy vendime për shkelje të hapur të ligjit. 

21 Shtator 2022, 11:04 Nga A.B
Kalimi i afatit për sekuestron e 'RTV ORA', avokatët e
Avokati

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e biznesmenit, Ylli Ndroqi për heqjen e sekuestrove ndaj televizioneve dhe pasurive të tij dhe kërkesën për 130 milionë euro dëmshpërmblim. Biznesmeni Ylli Ndroqi u paraqit edhe ditën e sotme në zyrat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku u zhvillua seanca e radhës.

Pas daljes nga SPAK, avokatët, Jordan Daci dhe Enis Daci u shprehën se Gjykata mori dy vendime për shkelje të hapur të ligjit. 

'Gjykata mori dy vendime me shkelje të hapur të ligjit. Gjykata në mënyrë direkte e pranoi këtë, argumenti i Gjykatës ishte që u anashkalua afati. Gjykata mori 2 vendime në shkelje të ligjit.'- tha avokati.

Më 1 gusht 2020, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi të lërë në sekuestro pasuritë e Ylli Ndroqit. Në hetime për pasurinë e Ndroqit, u zbuluan u evidentuan dhe gjashtë (6) pasuri të tjera të paluajtshme, (truall dhe objekte) me sipërfaqe totale 9232.8 m2 dhe vlerë 186 737 511 lekë, (rreth 1.6 milion euro) të ndodhura në Tiranë. 32 pasuri, të cilat përfshijnë prona, makina, kompani madje dhe televizione do të konfiskohen.

ylli ndroqi

Sondazh

Poll