Aktualitet

Tentojnë të fluturojnë drejt Londrës me dokumente false, arrestohen dy shqiptarë në Brindisi

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shtatorit kur agjentët e Polaria (Policia Kufitare Ajrore) prangosën në aeroport një 31-vjeçare shqiptare dhe një 27-vjeçar të së njëjtës kombësi.

21 Shtator 2022, 10:29 Nga d.a.

Tentojnë të fluturojnë drejt Londrës me dokumente false,

ITALI- Ata ishin bërë gati të hipnin në një aeroplan që nisej nga aeroporti Salento i Brindizit për në Londër me dy pasaporta false, por agjentët të dyshimtë për qëndrimet e udhëtarëve dhe pasaportave vendosën t'i kontrollonin me pajisje shkencore dhe zbuluan se dyshimet e tyreqëndornin pasi pasaportat në fakt ishin false dhe dy shqiptarët u arrestuan.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shtatorit kur agjentët e Polaria (Policia Kufitare Ajrore) prangosën në aeroport një 31-vjeçare shqiptare dhe një 27-vjeçar të së njëjtës kombësi. Të dy iu drejtuan policëve të kufirit ajror, të ngarkuar me kontrollin e dokumenteve të pasagjerëve që niseshin për destinacione jashtë Shengenit. 

Ndoshta ata shpresonin të kalonin pa u vënë re nga udhëtarët e tjerë, por ata u ndaluan për një kontroll. Burri dhe gruaja i dhanë oficerëve dy pasaporta elektronike dhe dy bileta fluturimi për në Londër.

Dokumentet e falsifikuara ishin të besueshme dhe mund të mashtronin policët në një kontroll të përciptë. Qëndrimi i të dyve, të cilët dhanë informacione konfuze dhe gjenerike për origjinën dhe qëllimin e udhëtimit të tyre, i vuri në dyshim agjentët, të cilët në atë moment i nënshtruan dokumentet një analize më të thellë. 

Jo vetëm me sy të lirë, por nëpërmjet përdorimit të pajisjeve shkencore. Kështu doli se dokumentet e ekspozuara nga pasagjerët, edhe pse në dukje ishin shumë të ngjashme me ato autentike, nuk kishin elementet e sigurisë të pasaportave të lëshuara nga autoritetet. Më pas policia arrestoi 31-vjeçaren dhe 27-vjeçarin.

arrestohen dy shqiptare ne itali

Sondazh

Poll