Sport

Ultrasit e Juventusit nuk durojnë më! Zbulohet komunikata, në shënjestër Bonucci: Nuk ka qenë kurrë lider

Në momentin ndoshta më të vështirë në historinë e Juventusit, ultrasit e skuadrës marrin fjalën. Në humbjet me Benfica-n dhe Monzan e gjithë skuadra shkoi te tifozët, por që nuk u pritën mirë.

20 Shtator 2022, 21:38 Nga DOSJA

Ultrasit e Juventusit nuk durojnë më! Zbulohet komunikata, në

ITALI- Në momentin ndoshta më të vështirë në historinë e Juventusit, ultrasit e skuadrës marrin fjalën. Në humbjet me Benfica-n dhe Monzan e gjithë skuadra shkoi te tifozët, por që nuk u pritën mirë. Në deklaratën e publikuar në profilin e saj në Facebook, Curva Sud drejton gishtin në veçanti te Leonardo Bonucci i cili është edhe kapiteni i skuadrës.

"Jemi dëshmitarë të skenave që nuk i kuptojmë dhe na bëjnë të buzëqeshim, ose më saktë skena qesharake të konceptuara nga ata që e vendosin veten si drejtues, por sillen si një viktimë. Bonucci KURRË NUK KA QENË DHE KURRË DO TË JETË LIDER: as te Inter, as te Treviso, as te Pisa, as te Bari, as te Milan, aq më pak te Juventus… dhe si ai të gjithë të tjerët që e mbështesin…”.

Ultrasit e Juventusit nuk durojnë më! Zbulohet komunikata, në

“Në këtë moment të veçantë konfuzioni të përgjithshëm, ku si mes lojtarëve, ashtu edhe te Juventus, ne jemi dëshmitarë të një momenti anarkie totale, ku kushdo që dëshiron, nga ana tjetër, qëndron si lider dhe menaxher pa pasur karizëm. Një ushtar i mirë nuk është domosdoshmërisht një udhëheqës i mirë…”. Postimit i është bashkuar edhe tifo-grupet e tjera si 'Viking Drughi' dhe 'Nord Est'. Me pak fjalë, ultrasve nuk i pëlqeu zgjedhja e bërë nga Bonucci pas dy humbjeve të fundit.

E.Ç (Dosja.al)

bonucci juventus

Sondazh

Poll