Sport

PSG, statistikat gozhdojnë Mbappe-n dhe krijojnë polemika: zero asistime kundër Messit dhe Neymar

Kylian Mbappé egoist. Sulmuesi i PSG është kritikuar shpesh për sjelljen e tij javët e fundit, dhe jo vetëm nga tifozët.

20 Shtator 2022, 21:21 Nga DOSJA

PSG, statistikat gozhdojnë Mbappe-n dhe krijojnë polemika: zero

FRANCË- Kylian Mbappé egoist. Sulmuesi i PSG është kritikuar shpesh për sjelljen e tij javët e fundit, dhe jo vetëm nga tifozët. Tani, ai përfundon përsëri në një vorbull polemikash mbi një statistikë. Një grafik, i publikuar në ueb, në fakt 'gozhdon' sulmuesin francez.

Mbappé, Neymar dhe Messi formojnë një nga treshet më vdekjeprurëse në botën e futbollit dhe që të tre, në javët e para të sezonit të ri, kanë realizuar shumë gola, gjithashtu dhe asistime. Në internet është shfaqur një grafik që tregon numrat e tre lojtarëve nga gushti e deri më sot.

Një statistikë, e cila nuk u pëlqeu fansave. Messi dhe Neymar kanë bërë nga tetë asistime secili në të gjitha kompeticionet. Konkretisht, argjentinasi i shërbeu Mbappé pesë herë dhe Neymar tre herë, ndërsa braziliani asistoi për Mbappé tre herë dhe Messin dy herë. Po sulmuesi francez? Zero asistime për Messin, zero për Neymar dhe zero për lojtarët e tjerë.

23-vjeçari luan në qendër, ndaj është e kuptueshme që detyra e tij është të shënojë më shumë gola, por kjo ende nuk e ka kursyer nga kritikat. Tifozët mendojnë se ish-sulmuesi i Monacos duhet të mësojë të jetë më pak egoist dhe më shumë një lojtar skuadre: “Mbappé ka shkatërruar atë që mund të ishte një treshe e madhe”, shkruan dikush në rrjetet sociale. Një person tjetër shton: “Ky grafik është çmenduri”.

Lojtari, javët e fundit, është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të tensioneve me shokun e skuadrës Neymar. Messi thuhet se po përpiqet t'i pajtojë të dy. Dhe në kombëtare nuk është më mirë. Më parë, ai e gjeti veten të përfshirë në mënyrë indirekte në rastin e shantazhit që përfshin Pogba; më pas, ai përfundoi në lajme për refuzimin e pjesëmarrjes në një sesion fotografik të Kombëtares për shkak të problemeve me të drejtat e imazhit.

E.Ç (Dosja.al)

mbappe neymar psg messi

Sondazh

Poll