Politike

“Valdrini nuk është kriminel”, Basha-Ramës: Është i dorës së tretë, i rrezikshmi je ti

16 Gusht 2019, 09:03 Nga DOSJA
“Valdrini nuk është kriminel”, Basha-Ramës:

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike ka reguar pas deklaratës së kryeminisrit Edi Rama, i cili u shpreh për kandidatin e PS-së në Shkodër se nuk është kriminel.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se Pjetri në krahasim me Ramën është një kriminel i rangut të tretë pasi kryeministri është më i rrezikshmi. Në reagimin e tij kryedemokrati thekson se Rama dhe krimi janë të pandashëm.

Ai shprehet më tej se në kohën që ka drejtuar Rama, Shqipëria është kthyer në në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Reagimi i Lulzim Bashës

Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.”

Kryeminstri Edi Rama komentoi sërish rastin e Valdrin Pjetrit dhe akuzat e PD për dënimin në Itali. Rama thotë se Pjetri nuk është kriminel, por shton se fshehja e dënimit, është e pafalshme dhe e përjashton atë nga gara.

Tri ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Pjetri nga ana tjetër, dha dje dorëheqjen dhe tha se do të fokusohet në zbardhjen e të vërtetës, duke mohuar dënimin. Rama pezulloi të gjitha funksionet e tij në Parti, ndërkohë që ende ka ngërç lidhur me datën e re të zgjedhjeve në Shkodër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha nis hetimi i valdrin pjetrit edi rama lulzim basha nis hetimi i valdrin pjetrit

Sondazh

Poll