Politike

“Leje ndërtimi në shtratin e lumit!” Mziu i nxjerr dokumentet Sulit: Janë në konform me ligjin

16 Gusht 2019, 10:18 Nga DOSJA
“Leje ndërtimi në shtratin e lumit!” Mziu i nxjerr

TIRANË– Ish-kryetari i Bashkisë Kamëz ka publikuar disa dokumente ku i ka kthyer përgjigje akuzave të kandidadit të Partisë Socialiste, Rakip Suli që e akuzoi për dhënie leje ndërtimi në mën yrë të paligjshme. 

Në një status në Facebook, Mziu thekson se leja është dhënë në konform me ligjin. Ai e quan Sulin të pashkollë dhe thekson më pas se i emeruari nga “Rilindja”, nuk njeh asnje praktike ligjore ne ushtrimin e funksioneve.

 

 

Reagimi i Xhelal Mziut

Rakip Suli, “Kryetar i Bashkise Kamez” i pashkolle, i emeruar nga “Rilindja”, nuk njeh asnje praktike ligjore ne ushtrimin e funksioneve!

I informuar dje nga burime mediatike per konfliktin e realizuar per dhenien e nje leje ndertimi ne Zonen e Paskuqanit po informoj mbare opinionin publik se kjo leje eshte dhene konform te gjithe procedurave ligjore, sipas informacioneve te marra nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Urban.
Ne lidhje me kete reagim po ju informoj si me poshte:

Njesia administrative Paskuqan e Bashkise Kamez nuk ka asnje plan te pergjithshem vendor ne fuqi. 
Cdo leje ndertimi jepet vetem pas konfirmimit qe merret ne Agjensine e Zhvillimit te Territorit si Sekretariati Teknik i KKT per rastet perjashtimore te percaktuara ne Vendimin nr.1 datë 30/07/2015. Leja e ndertimit eshte zbardhur vetem pasi eshte marre konfirmimi ne AZHT dhe ka plotesuar te gjithe dokumentacionin ligjor.

Per sqarim shkurtimisht:
“Shoqeria KSH Marketing shpk ka aplikuar per leje zhvillimi me date 09/10/2018 me nr prot.654, dhe deri ne momentin qe eshte paisur me leje ndertimi ka aplikuar 3 here ne total, ku dy heret e para per mosplotesim dokumentacini dhe mosplotesimin e kushteve per tu paisur me konfirmitetin ne AZHT eshte refuzuar leja e ndertimit nga Bashkia Kamez. Ne baze te pergjigjes qe eshte marre per rastin ne fjale prona qe te zhvillohej duhet te plotesonte: 
1.kriterin e llojit te aktivitetit (qe e plotesonte si kusht nga AZHT)
2.dhe prona te ishte me statusin truall (qe nuk plotesohej sepse ishte jashte zones urbane)

Ne aplikimin e trete qe eshte kryer nga subjekti zhvillues certifikata eshte kthyer nga are ne truall pas miratimit te kategorise se tokes nga ministri i Bujqesise dhe Zhvillimit Rural z.Bledar Çuçi date 26/02/2019, vertetimit te Keshillit te Qarkut Tirane date 23/03/2019 per percaktimine saj ne kategorine VI(gjashte) dhe konvertimit te saj ne ZVRPP Tirane ne toke truall. 
Gjithashtu Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes prane Keshillit te Qarkut Tirane ka vene ne dispozicion dhe harten e kufirit te rezervuarit te paskuqanit ku prona ne fjale eshte jashte saj.
Eshte marre dhe konfirmiteti ne AZHT dhe eshte njoftuar bashkia qe mund te vazhdoje me proceduarat per leje ndertimi.”

Një ditë më parë Rakip Suli denoncoi shkeljet e parardhësit të tij teksa u shpreh se ka dhënë leje në mënyrë të paligjshme për të ndërtuar buzë lumit. 

“Kamza tani ka një mori problemesh, por do ti rendisim sipas problematikave dhe nga ato më emergjentet. Ish-kryebashkiaku ka dhënë një leje ndërtimi me datë 29.07.2019. Në bazë të një vendimi të nxjerrë në vitin 2013, e gjithë kjo pjesë është planifikuar për Park Kombëtar. Është menduar që kjo zonë të ishte një Park Kombëtar. Dhe mendohet se edhe bulevardi kryesor i Tiranës do të vijë këtu ku jemi. Është dhënë kjo leje ndërtimi, brenda këtij territori duke shkelur të gjitha ligjet. Ky është një vendim kriminal i miratuar me datë 29.07. 2019. Qytetarëve nuk u bëhet legalizimi dhe nga ana tjetër këto japim leje. Madje kjo është një pjesë me ujë. Jemi duke dhënë leje ndërtimi në shtratin e liqenit. Brenda muajit është marrë leja e ndërtimit. Këtu mendohet do të bëhet një park për të gjithë qytetarët e Kamzës. Do të ngrihet padi për këtë çështje dhe për të gjithë personat përgjegjës.

Nuk më ka vajtur mendja për largim. Nga stafi im do të jenë njerëz profesionistë. Kjo nuk ka për të ndodhur, çdo person që ka qenë i përgjegjëshëm dhe ka arsimin përkatës do të vijojë rrugëtimin me Rakip Sulin,”- deklaroi Suli n një status në rrjetet sociale.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rakip suli xhelal mziu rakip suli xhelal mziu

Sondazh

Poll