Politike

Rrahja e turistëve spanjollë/ Klosi mbërrin në restorantin e Mihal Kokëdhimës, publikon foto me familjen e dhunuar

16 Gusht 2019, 11:06 Nga DOSJA
Rrahja e turistëve spanjollë/ Klosi mbërrin në restorantin e

VLORË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Vlorë, ku një grup turistësh spanjollë u rrahën nga pronari i lokalit.

Në një postim në Facebook, Klosi njofton se ka shkuar në resortin Mihal Kokëdhimës, ku edhe ndodhi ngjarja dhe është takuar me familjen spanjolle, e cila u dhunua ditën e djeshme.

Klosi shkruan se pushuesit dje përtjetuan një eksperiencë konflikti, e cila nuk është pjese e traditës shqiptare dhe mikpritjes tonë, por sipas tij një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë.

 

 

Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, ??që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë??, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë”, shkruan Klosi.

Një ditë më parë një grup turistësh spanjollë u rrahën nga pronarët e lokalit, pasi ishin ankuar për shërbimin, pasi sipas tyre nuk ishte në lartësinë duhur. Ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje, por janë sulmuar. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, mësohet se ata janë sulmuar dhe me armë të ftohta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi klosi me turistet spanjolle rrihen turistet spanjolle ne vlore blendi klosi klosi me turistet spanjolle rrihen turistet spanjolle ne vlore

Sondazh

Poll