Politike

“Darka orgji, e spa luksoze”, Berisha publikon mesazhin për hotelin e Valdrin Pjetrit: Vizitohet nga zonjat e PS-së

16 Gusht 2019, 12:03 Nga DOSJA
“Darka orgji, e spa luksoze”, Berisha publikon mesazhin për

TIRANË– Një ditë pasi kandidati i PS-së në Shkodër u tërhoq nga betimi si kryebashkiak, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me hotelin që ai zotëron.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha shkruhet se hoteli “Privilege” që zotërohet nga Pjetri ishte në shërbim të favoreve të qeverisë. Më tej theksohet se ky hotel me kopsht dhe me dhoma të shumta vizitohej nga shumë zonja të Partisë Soicaliste.

Gjithashtu në mesazh thuhet se në këtë hotel organizohen edhe darka orgji në rrethe të ngushta.

Mesazhi i publikuar nga Berisha

Hoteli nuk ishte i Valdrinit por i narkoqeverise! sb

Pershendetje dr nuk e di a je i informuar mire per Hotelin e Preveligje te Valdrin Pjetrit Ai hotel vertet nuk eshte i madhe ne dhoma te shumta e kopshte perrrethe por ne brendi ai eshte hotel spa me luksoze e Tiranes.

Disa qeveritare dhe deputet te PS veçanërisht zonja me shume rrine ne saunat dhe hamamet e sallat e masazhit te atij hoteli se ne zyrat e tyre.

Perveç kesaj ata Hotelin e perdornin edhe per darka orgji ne rrethe te ngushta .Per kete mjafton te merrni kamerat e sigurise perte konstatuar se ai hotel ishte me shume i qeverise se sa i Valdrinit.

Tri ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Pjetri nga ana tjetër, dha dje dorëheqjen dhe tha se do të fokusohet në zbardhjen e të vërtetës, duke mohuar dënimin. Rama pezulloi të gjitha funksionet e tij në Parti, ndërkohë që ende ka ngërç lidhur me datën e re të zgjedhjeve në Shkodër.

Gjithashtu në denoncimet e bëra është përmendur edhe hoteli që Pjetri zotëron në Tiranë së bashku me të vëllanë dhe një tjetër oratak. Bëhet fjalë për hotelin “Privilege”, që ndodhet në Farkë, në periferi të kryeqytetit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi i berishes hoteli i valdrin pjetrit valdrin pjetri denoncimi i berishes hoteli i valdrin pjetrit valdrin pjetri

Sondazh

Poll