Aktualitet

Sulmet kibernetike/ Ambasadorja e BE-së në Shqipëri garanton mbështetjen e Unionit për Ballkanin Perëndimor

Duke iu referuar sulmeve kibernetike iraniane ndaj vendit tonë, ambasadorja e BE-së tha se kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike.

20 Shtator 2022, 18:11 Nga e.k
Sulmet kibernetike/ Ambasadorja e BE-së në Shqipëri garanton
Christiane Hohmann

TIRANË- Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann ka shprehur mbështetjen e palëkundur të BE-së për Shqipërinë.

Duke iu referuar sulmeve kibernetike iraniane ndaj vendit tonë, ambasadorja e BE-së tha se kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike.

“Kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike në infrastrukturën e qytetit të inteligjent. BE tashmë është dhe do të vazhdojë të mbështesë partnerët e #Ballkanit Perëndimor dhe # Shqipërinë për të zbuluar, përgjigjur dhe rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike”, shkruan ambasadorja e BE-së në Twitter.

Christiane Hohmann mori pjesë në konferencën e mbajtur sot nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. Hetimet kanë dalë në përfundimin se virusi është futur që në muajin qershor në sisteme. Prokuroria bën me dije se është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. Institucionet u kanë bërë apel mediave të mos publikojnë materialet.

christiane hohmann bashkimi europian

Sondazh

Poll