Aktualitet

Apeli i Durrësit lë në burg bosin e kriptomonedhave turke Faruk Ozer

I pranishëm në seancë, Ozer heshti duke lënë avokatin ta përfaqësojë, ndërsa seanca e cila nisi rreth 3 orë me vonesë u ndoq dhe nga përfaqësues të ambasadës turke.

20 Shtator 2022, 16:38 Nga k.m.
Apeli i Durrësit lë në burg bosin e kriptomonedhave turke Faruk
Faruk Fatih Ozer

DURRËS- Apeli i Gjykatës së Durrësit la në qeli turk Faruk Fatih Ozer duke i çelur rrugë ekstradimit të tij për llogari të drejtësisë turke. I pranishëm në seancë, Ozer heshti duke lënë avokatin ta përfaqësojë, ndërsa seanca e cila nisi rreth 3 orë me vonesë u ndoq dhe nga përfaqësues të ambasadës turke.

Me qetësi, ai priti caktimin e masës së sigurisë, ndërsa më pas mpohoi edhe njëherë akuzat duke pretenduar se ndaj tij po bëhej një sulm politik. Ndërsa sipas avokatit mbrojtës Ozer ka hyrë si qytetar i lirë në Shqipëri dhe hetimi që po zhvillohet në Turqi për të nuk paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore për një masë ekstreme të sigurimit personal.

Turku Özer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol. Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira.

Megjithatë, sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40.562 vjet për 3 krime. Por ajo që shkaktoi më shumë bujë ishte fakti që gjatë bujës së arratisjes së Özer, u publikua fotografia e tij dhe e ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu. Në valën e kërkimit, më 20 prill, Ozer ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania, e nga pamjet e marra nga aeroporti në Rinas, Ozer shihej duke u transportuar nga hoteli në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në një tjetër destinacion. Derisa dy ditë më parë, arratia e tij mori fund.

faruk fatih ozer ne shqiperi faruk fatih ozer

Sondazh

Poll