Aktualitet

Merr flakë në ecje makina në Gjirokastër! Shpëton shoferi

Zjarrfikësja dhe grupi hetimor janë në vend ngjarje. Raportohet se sipas informacioneve paraprake zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

20 Shtator 2022, 16:47 Nga e.k
Merr flakë në ecje makina në Gjirokastër! Shpëton
Pamje nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTËR- Një makinë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në qytetin e Gjirokastrës. Makina ka qenë në ecje në momentin që është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. 

Automjeti tip "Volvo" drejtohej nga një 58-vjeçar i identifikuar me inicalet Gj.K banues në Gjirokastër.

Zjarrfikësja dhe grupi hetimor janë në vend ngjarje. Raportohet se sipas informacioneve paraprake zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 16:02, në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volvo”, i cili drejtohej nga shtetasi Gj. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nuk ka dëme në njerëz.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

gjirokaster

Sondazh

Poll