Aktualitet

Gjykata e Apelit lë në burg 2 rusët dhe ukrainasin që sulmuan uzinën e Gramshit! Avokati: Janë blogerë, nuk ka fakt kriminal

Në fuqi u la vendimi i Gjykatës së Elbasanit, e cila më 24 gusht caktoi arrest në qeli për Mikhail Zorin, Fedir Alpatov e Zvetlana Timofeeva.

20 Shtator 2022, 16:05 Nga e.k
Gjykata e Apelit lë në burg 2 rusët dhe ukrainasin që
Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva

DURRËS- Përfundoi seanca gjyqësore për kërkesën e bërë nga rusët dhe ukrainasi për lehtësim mase pas incidentit që ndodhi në Gramsh. 

Në fuqi u la vendimi i Gjykatës së Elbasanit, e cila më 24 gusht caktoi arrest në qeli për Mikhail Zorin, Fedir Alpatov e Zvetlana Timofeeva.

Gjykata e Apelit lë në burg 2 rusët dhe ukrainasin që

Pas seancës, Avokati i shtetasit Ukrainas, Saimir Vishaj tha se të tre të huajt duhet të ishin lënë të lirë, pasi nuk ka fakte për kriminalitet, ndërsa sipas tij, vetë Prokuroria e Elbasanit do e pushojë çështjen.

“Ishte një debat shumë i madh ndërmjet mbrojtjes dhe gjyqtarit. Përpara një vendimi ku nuk ka fakt kriminal. Te tre duhet të ishin të lirë sot, asnjë nga vendet e botës nuk është marrë me studentë që janë blogerë. Do i drejtohemi Gjykatës së lartë me rekurs, e vetmja e drejtë që na u dha sot pas një maratone 2 orë e gjysmë. Prokuroria ka ndryshuar qëndrim, duke i konsideruar të pafajshëm përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë, askush nuk mund të thotë për spiunazh. Mendoj se do të jetë prokuroria e Elbasanit që do ta pushojë këtë çështje herët ose vonë. Prova nuk ka për fakte kriminale”, u shpreh avokati Vishaj.

Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov sulmuan rojet në uzinën e Gramshit dhe janë të akuzuar pë spiunnazh. Ata kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, pasi ishin lënë në masën “arrest në burg” nga shkalla e parë. Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë.

mikhail zorin svetlana timofeeva fiodor mihailoviç

Sondazh

Poll