Aktualitet

Sulmi kibernetik, Anila Hoxha: Njësia që po heton është e dobët, ka vetëm 6 ekspertë

Sipas Hoxhës, për këtë hetim duhet të bashkohen të gjitha institucionet.

20 Shtator 2022, 17:29 Nga F.M
Sulmi kibernetik, Anila Hoxha: Njësia që po heton është e
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha thotë se njësia Kibernetike C që merret me hetimin e sulmeve kibernetike nuk ka më shumë se gjashtë ekspertë. E ftuar në “Zona Zero”, Hoxha tha se kjo është njësi e dobët dhe e brishtë. Sipas Hoxhës, për këtë hetim duhet të bashkohen të gjitha institucionet.

“I gjithë hetimi i prokurorisë është i mbështjellë nga një sekret i madh. Ka një diskutim nëse kjo çështje duhet të vazhdojë të trajtohet si e tillë për vepra kaq të lehta, ku pranohet se rrezikohet të cënohet siguria kombëtare. Ka kontradiktë të madhe se thuhet që cënohet siguria kombëtare, por pastaj thuhet se janë çështje të vogla. Njësia Kibernetike C që merret me këtë hetim, është njësi e brishtë, sepse nuk ka më shumë se 6 ekspertë. Duhet hetim më i specializuar. Për këtë hetim duhet të bashkohen të gjitha institucionet,”- tha Hoxha.

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. Hetimet kanë dalë në përfundimin se virusi është futur që në muajin qershor në sisteme. Prokuroria bën me dije se është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. Institucionet u kanë bërë apel mediave të mos publikojnë materialet.

anila hoxha dosjet sekrete te policise irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll