Aktualitet

Me dy valixhe me kanabis në makinë, arrestohet shqiptari në Austri, drogën do e çonte në Gjermani

Policia gjeti në makinën e tij rreth 15 kilogramë të lëndës narkotike cannabis sativa dhe i sekuestroi.

20 Shtator 2022, 17:42 Nga F.M
Me dy valixhe me kanabis në makinë, arrestohet shqiptari në
Polici

AUSTRI- Një 19-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi u kap me dy valixhe të mëdha plot me kanabis. Ai u ndalua për një kontroll në Austri, në Innkreisautobahn.

Policia gjeti në makinën e tij rreth 15 kilogramë të lëndës narkotike cannabis sativa dhe i sekuestroi. I riu dyshohet se ishte korrieri që do të dërgonte lëndën narkotike në Gjermani. Ai u vu në pranga dhe tani është transferuar në burgun e Wels.

austri arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll