Aktualitet

Ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë bashkë në Hagë për liderët e UÇK, mister prezenca e Berishës

Jetlir Zyberaj tha se ftesa iu dërgua edhe ish-presidentëve të Kosovës, por Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga nuk i janë përgjigjur.

20 Shtator 2022, 16:57 Nga k.m.
Ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë bashkë
Foto ilustruese

HOLANDË- Ish-kryeministrat dhe ish-presidentet e Shqipërisë dhe Kosovës do të shkojnë në ambientet e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Kështu njofton pasditen e kësaj të hëne këshilltari i kreut të AKR-së (Agjencia Kombëtare e Rinisë), Jetlir Zyberaj. Ai tha se ftesa iu dërgua edhe ish-presidentëve të Kosovës, por Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga nuk i janë përgjigjur.

POSTIMI I PLOTË:

Për arsye që ende nuk dihen. Mbetet për t'u parë nëse udhëtimit do t'i bashkohet edhe Sali Berisha, i cili ka pasur përplasje të forta me ish-presidentin Hashim Thaçi, lidhur me të ashtuquajturën 'teza e ndryshimit të kufinjve'. Në distancë dy palët akuzuan njëri-tjetrin, por pas arrestimit të Thaçit, Berisha nuk ka dalë kundër tij.

jetlir zyberaj uck ne hage

Sondazh

Poll