Aktualitet

Prokuroria ndaloi publikimin e të dhënave , drejtori i DSIK ‘lan duart’: Informacionet e TIMS-it dhe MEMEX-it nuk janë të klasifikuara

Ai u shpreh me bindje se deri më tani hakerat nuk kanë prekur asnjë sistem që trajton informacione të klasifikuara në vendin tonë.

20 Shtator 2022, 15:39 Nga e.k
Prokuroria ndaloi publikimin e të dhënave , drejtori i DSIK ‘lan
Elisa Spiropali dhe Dorian Tola

TIRANË- Dorian Tola, drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se informacionet e ruajtura në sistemin TIMS dhe MEMEX nuk janë informacione të klasifikuara.

Ai u shpreh me bindje se deri më tani hakerat nuk kanë prekur asnjë sistem që trajton informacione të klasifikuara në vendin tonë.

Elisa Spiropali: Zoti Salianji tha që ju thatë që nuk kishte sulme në sistemet e klasifikuara. Ne folëm për sistemet ku ruhen informacionet e klasifikuara. Nuk ka informacion për sulme në këto sisteme.

Flamur Noka: Drejtori e di shumë mirë, TIMS-I, MEMEX-i…

Dorian Tola: Sistemet që ju po përmendni nuk janë sisteme të akredituara për trajtimin e informacioneve të klasifikuara dhe nuk duhet të trajtojnë informacione të klasifikuara.

Flamur Noka: Sa i morët ju si qeveri jua hakeruan. E kupton sa e rëndë është kjo?

Dorian Tola: Dua të konfirmoj atë që dha ministrja që sistemet që trajtojnë informacion të klasifikuara deri më tani nuk kemi të dhëna për kompromentim

Flamur Noka: Po ça ministrja, ti je drejtor

Ditën e djeshme prokuroria lëshoi një urdhër për ndalimin e të dhënave të botuara nga hakerat që janë marrë nga sistemi TIMS i policisë së shtetit. Me anë të një njoftimi për mediat Prokuroria njoftoi dje se ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Për këtë Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit

elisa spiropali dorian tola

Sondazh

Poll