Politike

“ADISA turp i vërtetë”, shpërthen kreu i PS në Lazarat: E kanë kthyer institucionin në pronën e babait

16 Gusht 2019, 08:51 Nga DOSJA
“ADISA turp i vërtetë”, shpërthen kreu i PS në

GJIROKASTËR– Kreu i Partisë Socialiste në Lazarat, Mexhit Jupi, ka reaguar ashpër ndaj shërbimit që ofron sot ADISA në Gjirokastër.

Përmes një statusi në Facebook, Jupi akuzon titullaren e ADISA, punonjësit dhe personelin se e kane kthyer këtë institucion në një ciflig privat, sikur e kanë pronën e babait. Kreu i PS thotë se punonjësit paguhen nga taksat e atyre njerëzve që kërkojne të marrin shërbimin.

Statusi i plotë kundër ADISA nga kreu i PS Lazarat Mexhit Jupi:

“ADISA GJIROKASTER” Zyrat e sherbimin qe kaq shume u promovuan! Zyrat e sherbimit qe kaq shume u investuan! Zyrat qe prodhojne kaq e kaq te ardhura! Jane ato qe i bejne njerezit te vuajne me ore te tera per te mare sherbim! Jane ato qe drejtohen dhe komandohen nga njerez qe mendojne se ja kane kaluar dhe Ajshtajnit! Duke harruar qe jetojme ne “Gjirokaster” por kjo eshte tjeter teme!!! Pavaresizht justifikimit se ka shume emigrante dhe rradhet jane te gjata! Titullarja, punonjesit dhe personeli nuk kane asnje te drejte ta kthejne ate ne Institucion privat. Ne fund te fundit paguhen nga taksat e atyre njerezve qe kerkojne te marrin sherbimin. Ne fund te fundit ata per ate pune jane aty per te dhene sherbim! Nuk eshte e nevojshme qe pas gjithe aty oreve pritje te shikosh apo dhe te degjosh ironine, sarkazmen, indiferencen, paditurin dhe fudullekun se as qe jua ka njeri zilin thua se ju ke vajt ne pronen e babait!! TURP per Institucion ADISA -TURP per kush ndjen pergjegjesi- MJERE ata qe presin ne rradhë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adisa lazarat mexhit jupi adisa lazarat mexhit jupi

Sondazh

Poll