Sport

Guardiola, një sy nga Rafael Leão i Milanit...

Manchester City ka filluar të kërkojë zgjidhje të reja në treg. Në këtë kuptim, ‘Calciomercato’, flet për një interesin e mundshëm për sulmuesin

20 Shtator 2022, 15:10 Nga DOSJA

Guardiola, një sy nga Rafael Leão i Milanit...

ANGLI - Me Jack Grealish që nuk po i justifikon pritshmëritë dhe po kërkon kohë për t’u përshtatur me skuadrën, Manchester City ka filluar të kërkojë zgjidhje të tjera në treg. Në këtë kuptim, ‘Calciomercato’, flet për një interesin e mundshëm për Rafael Leão.

I zgjedhur, si lojtari më i mirë i edicionit të fundit të Serisë A, sulmuesi 23-vjeçar vazhdon të jetë në shërbim të Milanit. Veç kësaj, fakti që kontrata e sulmuesit portugez përfundon në vitin 2024, ai shihet si një atraksion, pasi mund të ulë ndjeshëm kërkesat e kampionëve Italianë. Kujtojmë se edhe Chelsea ka shfaqur interes për portugezin.

I stërvitur te Sporting, sulmuesi Rafael Leão po përfundon sezonin e tij të katërt te kuqezinjtë e Milanit. Në total, ai ka realizuar 30 gola dhe 25 asistime në 123 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll