Politike

“Lutju Zotit për Skënderbeun", Noka ironizon Spiropalin: Lëre propagandën dhe mos urdhëro Naçon! Ministrja: Lëri fyerjet

Në debat u përfshin deputeti demokrat, Flamur Noka dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Noka shtroi pyetjen se kush janë kompanitë që kanë përfituar 195 milion euro për sistemet e sigurisë së sistemeve dixhitale. Ndërkohë ministrja refuzoi t'i përgjigjej duke iu drejtuar që t'i drejtohet me shkresë insitucionit. 

20 Shtator 2022, 14:46 Nga e.k
“Lutju Zotit për Skënderbeun", Noka ironizon Spiropalin:
Mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Komisionit të Sigurisë gjatë diskutimeve për projektligjin e informacionit të klasifikuar. 

Në debat u përfshin deputeti demokrat, Flamur Noka dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Noka shtroi pyetjen se kush janë kompanitë që kanë përfituar 195 milion euro për sistemet e sigurisë së sistemeve dixhitale. Ndërkohë ministrja refuzoi t'i përgjigjej duke iu drejtuar që t'i drejtohet me shkresë insitucionit. 

Në debat u përdshi dhje kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço i cili kërkoi të vihet qetësi. Ndërkohë deputeti Noka ironizoi ministren duke u shprehyur se me urdhër të Skëndërbeut (kryeministrit Rama) por urdhëron Naçon.

DEBATI:

Spiropali: Nuk janë dëmtuar të dhënat.

Noka: Lëre propagandën o zonjë

Spiropali: Ne do kemi mbështetjen e aleatëve tanë siç dhe kanë premtuar. 

Noka: Janë paguar 195 milion euro nga taksat e qytetarëve për të ndërtuar sistemin dixhitaL të mbroijtjes së të dhënave. A mund të na thone se cilat janë kompani që me tendera sekret u keni dhënë mbrojtjen e sistemeve. Kush janë kompanitë? Pse janë paguar 195 milion euro, se dhe shtete me të fuqishme se ne nuk kanë shpenzuar kaq për sistemet.

Spiropali: Kur nisi sulmi..

Noka: Lëri këto por përgjigju. Këtu duan shqiptarët.

Spiropali: Nëse do informacion për kompanitë, deputetët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë dhe do merrni gjithë informacionin e nevojshëm. Për të mbërritur në nivelin e ri dhe pse ne kemi marrë gjithë analizën e sulmit, se sot sistemet nuk janë të rrënuara por janë në këmbë. Nuk të them emrat e kompanineve siç bëni ju.

Noka: O zonjë kush janë këto kompani që kanë marrë miliona euro për mbrojtjen e sistemeve. 

Spiropali: O kryetar a do vësh pak qetësi se u bë...

Noka: Zonjë jam duke të bërë pyetje...

Spiropali: Kur ne jemi në një luftë, në një luftë kibernetike ju vini këtu dhe bëni shoëë. Kërkoj ndërhyrjen e kryetarit që të vihet rregull. Ju nuk keni lidhje me sigurinë

Noka: Ministrja me urdhër të Skëndërbeut po urdhëron kryetarin.

Spiropali: Lëri fyerjet

Noka: Janë dhe 5 milion euro tek doganat, lutju zotit për Skëndërbeun

elisa spiropali flamur noka

Sondazh

Poll