Politike

Bashkëpunojnë për 'Open Balkan', Rama tregon se në cilën pikë nuk bie dakord me Vuçiç

Ai tregoi se me Vuçiç nuk bie dakord kur bie fjala për Kosovën.

20 Shtator 2022, 12:37 Nga A.B
Bashkëpunojnë për 'Open Balkan', Rama tregon se në
Aleksander Vucic dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar në një intervistë për median gjermane Der Spiegel se ka një pikë ku nuk bie dakord me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai tregoi se me Vuçiç nuk bie dakord kur bie fjala për Kosovën, mirëpo bashkëpunimi do të vijojë për projekte si ai i Ballkanit të Hapur.

“Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim. Mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por, Aleksandër Vuçiç nuk mund ta bëjë këtë. Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Dhe ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur,” – u shpreh Rama.

Sa i takon pjesëmarrjes së Kosovës në Open Balkan, Rama tha se Kurti pret faljen e Serbisë fillimisht, gjë me të cilën ai vetë bie dakord, por mendon se diçka e tillë do ndodhë vetëm kur dialogu të funksionojë.

edi rama aleksander vucic

Sondazh

Poll