Politike

Projektligji për dekoratat, deputeti i PD-së braktis diskutimin për dekoratat! Lame: Mua më ka dekoruar Nishani

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinant Xhaferraj është përplasur me deputetët socialistë në Komisionin për Sigurinë Kombëtare lidhur me praninë e kreut të Kadastrës Artan Lame në mbledhjen e sotme. Projektligji parashikon që dekoratat t’i kalojnë si kompetencë kryeministrit. Deputetët e Partisë Demokratike, e cilësojnë këtë shqyrtimin si cenim të presidentit të Republikës.

20 Shtator 2022, 14:40 Nga e.k
Projektligji për dekoratat, deputeti i PD-së braktis diskutimin
Komisioni i Sigurisë Kombëtare

TIRANË- Është zhvilluar me debate të forta mbledhja e Komisionit të Sigurisë ku po diskutohet projektligji për dekorimet.

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinant Xhaferraj është përplasur me deputetët socialistë në Komisionin për Sigurinë Kombëtare lidhur me praninë e kreut të Kadastrës Artan Lame në mbledhjen e sotme. Projektligji parashikon që dekoratat t’i kalojnë si kompetencë kryeministrit. Deputetët e Partisë Demokratike, e cilësojnë këtë shqyrtimin si cenim të presidentit të Republikës.

Xhaferraj u shpreh se korrupsioni në Kadastra sot përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elis Spiropali deklaroi se Lame është pjesë e grupit të punës së caktuar nga kryeministri për titujt e nderit.

Ferdinant Xhaferraj: Zoti Lame duhet të lërë zyrën sepse korrupsioni në Kadastra përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Duhet të lënë këtë zyrë. Përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Elisa Spiropali: Të respektohet rregullorja, e Sqarova deputetin që kryeministri ka ngritur një grup pune për këtë projektligj për titujt e nderit. Dhe zoti Lame është një nga ekspertët. Opinionet tuaja ju mund t’I bëni publike por ju lutem respektoni faktin që jeni në komisionin e sigurisë. Nëse doni t’iu vëmë në dispozicion botimet e Lames në këtë fushë mund ta bëjmë edhe këtë. Pas këtij diskutimi, Xhaferraj mori sërish fjalën duke lënë sallën me argumentin se për projektligjin e dekoratave nuk ka asnjë përfaqësues nga Presidenca por vetëm nga Kadastra.

Ferdinant Xhaferraj: Ky projektligj nuk ka asgjë emergjente dhe momentalisht na krijon vakum. Ky projektligj duhet të kthehet dhe ne s’kemi përfaqësues nga Presidenca po nga kadastra dhe prandaj do e lë.

Artan Lame: Më vjen keq që nuk janë zoti Xhaferri dhe Noka jo për debat po se desha të sqaroj diçka që do tërhiqeshin. I vetmi njeri që më ka dekoruar ka qenë Nishani, në vitin 2012, unë jam krenar. Po a dija që do bëhej kështu mbledhja do e kisha vënë në qafë.

Kalimin e kësaj kompetence te kryeministri ka nxitur edhe reagimin e deputetit demokrat, Ervin Salianji i cili u shpreh se ky kalim shërben për politizim dhe se dekoratat do të përdoren për të blerë vota.

kuvendi i shqiperise komisioni per sigurine kombetare

Sondazh

Poll