Politike

'Ligjet', Alibeaj: Të dhënat e ish-drejtorit të policisë janë publike për këdo, situata është e rëndë!

Alibeaj e quan të rëndë situatën e krijuar pas bërjes publike të të dhënave të ish-drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nanos.

20 Shtator 2022, 12:11 Nga A.B
'Ligjet', Alibeaj: Të dhënat e ish-drejtorit të
Alibeaj

TIRANË- Në komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e quan të rëndë situatën e krijuar pas bërjes publike të të dhënave të ish-drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nanos. Ai u shpreh se është e rëndë kur po rrjedhin të tilla të dhëna e kur Qeveria nuk po bën asgjë për të marrë masa. 

'Qëndrimi që ajo mbajti nuk ishte personal por politik. Në parim do ta votojmë pro, se është një ligj që diskuton një çështje të rëndësishme për shtetin. Nuk mora përgjigje për situatën aktuale, në mënyrë që të bëhet puna për t'u përgjigjur sulmeve. Dimensioni i sulmeve është masiv. Të dhënat e ish drejtori të policisë janë publike për këdo, situata është e rëndë. Asnjë masë e shtuar ligjore nuk reflektohet në projektligj. Element garantist që parandalojnë për të ardhmen situata të ngjashme nuk gjenden në projektligj. Qeveria i përgjigjet kësaj duke censuruar median. Ky ligj ka shumë nevojë për t'u ndryshuar dhe reformuar në këtë pjesë, kuptoj se përballë kësaj.'- tha Alibeaj. 

komisioni i ligjeve enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll