Politike

Nis me sherre Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Xhaferraj kundër Artan Lames: Të ikë! Spiropali e sqaron: Është ekspert

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj debatoi me socialistët në Komisionin për Sigurinë Kombëtare lidhur me praninë e kreut të Kadastrës Artan Lame në mbledhje.

20 Shtator 2022, 12:27 Nga k.m.
Nis me sherre Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Xhaferraj
Elisa Spiropali dhe Artan Lame

TIRANË- Komisioni i Sigurisë diskutoi ditën e sotme shqyrtimin e dy projektligjeve, ndërsa nuk munguan tensionet çka solli dhe braktisje të sallës. Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj debatoi me socialistët në Komisionin për Sigurinë Kombëtare lidhur me praninë e kreut të Kadastrës Artan Lame në mbledhje.

Sipas Xhaferrajt, korrupsioni në Kadastra duhet cilësuar si kërcenim serioz për sigurinë kombëtare. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se Lame ishte aty si ekspert, por dhe si pjesë e grupit të punës, i caktuar nga kryeministri Edi Rama. 

PJESË NGA BISEDA: 

Xhaferraj: Nuk ka punë drejtori i legalizimeve për dekoratat
Spiropali: Ai është pjesë e një grupi pune për këtë çështje. Është në cilësinë e këtij grupi pune të firmosur.
Xhaferraj: Të lutem shumë kryetar, zoti Lame nuk duhet që të jetë këtu. Ai është cënimi i sigurisë kombëtare.
Naso: E para, nuk je as mbret dhe as xhandar. Ke një vend këtu, respekto të tjerët. Si deputet për fyerje përgjigjes si gjithë të tjerët. Të lutem.
Xhaferraj: Nuk bëjmë llogari votash se i vidhni ju. Ku e gjeti cilësinë e ekspertit drejtori i Kadastrës?
Naso: Unë e di që ka bërë libra e të tjera, ti jap atë që i takon, të paktën në këtë fushë meriton respekt.

elisa spiropali artan lame

Sondazh

Poll