'Ligjet'/ PS- PD votojnë pr.ligjin ‘Për informacionin e klasifikuar’, Spiropali: Ish-sigurimsat larg politikës
E gjitha nisi pas marrjes në pyetje të Spiropalit në Komision nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj se cili është qëndrimi i saj për kërkesën e opozitës që për hapjen e dosjeve dhe dekomunistizim.
TIRANË- PS dhe PD votuan ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve projektligjin ‘Për Informacionin e klasifikuar’. Dy partitë ranë dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Qëndrimi i Partisë Socialiste u konfirmua sot në Komisionin e Ligjeve nga ana e ministres Elisa Spiropali, e cila tha se palët duhet të ulen dhe të punojnë me PD për të rënë dakord. Sipas saj është një mënyrë e mirë për të hequr vijën ndarëse nga e shkuara.
E gjitha nisi pas marrjes në pyetje të Spiropalit në Komision nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj se cili është qëndrimi i saj për kërkesën e opozitës që për hapjen e dosjeve dhe dekomunistizim.
“Ne kemi paraqitur këtë amendament, pasi 32 vitesh të rënies së komunizmit, edhe të sigurimit të shtetit, shoqëria ka nevojë që të njohë të shkuarën e vet për shumë arsye për të parë se cilat kanë qenë viktimat e sistemit diktatorial, posaçërisht vepër e sigurimit të shtetit. Për të hequr njëherë e përgjithmonë, psikozën e shantazhit që përdoret duke u bazuar te dosjet e sigurimit që aplikohet edhe në politikë. Nuk ka zgjidhje më të mirë për të hequr shantazhin sesa të deklasifikohen. Kjo është një arsyet që na ka shtyrë ne. Ka ardhur ky projekt ligj i ri që synon të shfuqizojë ligjin në fuqi. Nuk shoh të keni trajtuar këtë çështje. Dua të di qëndrimin tuaj,”- tha Alibeaj.
Po ashtu, Spiropali tha se ata që i kanë shërbyer ish-Sigurimit të shtetit, nuk duhet të jenë më pjesë e politikës, ndërsa shprehu dhe qëndrimin e saj se ato dosje nuk duhet që të identifikohen më si kërcënim i sigurisë kombëtare. Por duket që të de-klasifikohen për t'u bërë më pas publike për të gjithë.
“Referuar propozimit tuja, për deklasifikimin e dokumenteve që kanë lidhje me sigurimin e shtetit, me sa kuptoj nga opinioni që ka dhënë autoriteti nuk ka asgjë të keqe. Do ishte gjëja e duhur për tu bërë që të ketë deklasifikim por duke ruajtur diskrecionin e autorit, që kur identifikohen dokumentet që kanë lidhje me sigurinë kombëtare të mos deklasifikohen. Ata qenë pjesë e hiearkisë se sigurimit, duhet të mos kenë më vend në politikë,”- iu përgjigj Alibeajt Spiropali.
Nisma për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit është depozituar në Kuvend nga 17 deputetë të Partisë Demokratike para nisjes së këtij sesioni të ri parlamentar. Për të hapur dosjet e sigurimit, ose të ashtuquajturin lustracion, firmosur nismën për të hapur dosjet e ish Sigurimit të Shtetit deputetët: Enkelejd Alibeaj, Helidon Bushati, Orjola Pampuri, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku, Lefter Gështenja, Andia Ulliri, Arbi Agalliu, Saimir Koreshi, Dashnor Sula, Merita Bakiu, Tomor Alizoti, Selaudin Jakupllari, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji dhe Flamur Hoxha.
Projektligji i propozuar për miratim, ka për qëllim mbrojtjen e informacionit të klasifikuar nga humbja, dëmtimi, rrjedhja, komprometimi dhe/ose ekspozimi i paautorizuar. Inicimi i këtij projektligji lidhet me nevojën për të përditësuar kuadrin ligjor për informacionin e klasifikuar, si dhe për të harmonizuar e përshtatur sa më mirë kuadrin ligjor për disiplinat e informacionit të klasifikuar me standardet e vendeve të BE-së dhe të NATO-s.
Në këtë projektligj përcaktohen parimet bazë dhe rregullat e përgjithshme për krijimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, NATO, BE, të shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare gjatë gjithë ciklit jetësor të tij.
Sondazh
Drejtori i DSIK: Deri tani nuk kemi informacion për sulmim të rrjeteve me informacion të klasifikuar
Komisioni TIRANË- Gjatë komisionit të Ligjeve u diskutua ditën e sotme rrjedhja e informacioneve. Drejtori i Drejtorisë së Si...
FOTOT/ A shkoi Veliaj me Këlliçin në SHBA, konspiracioni "çmend" demokratët në rrjet
Erion Veliaj, Evi Kokalari dhe Belind Kellici TIRANE- Udhëtimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Shtetet e Bashkuara të ...
Sulmet kibernetike në Shqipëri, Yuri Kim: Keqdashësit u përpopën të minojnë besimin në demokraci
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim komentoi edhe një herë sulmet kibernetike që iu bënë Shqipëris&eum...
Largimi masiv i të rinjve, Rama fton të moshuarit gjermanë: Ejani kaloni pleqërinë në Shqipëri
Edi Rama TIRANË- Ndërkohë që Shqipëria po 'zbrazet' nga largimi masiv i të rinjve, kryeministri shqiptar kërkon që ...
Kur i tha “Jo”? Ministrja Ibrahimaj tregon marrëdhënien me Ramën: Kemi pasur debate të forta
Edi Rama dhe Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka pranuar se ka pasur përplasje me kryeministr...
'Disa kanë Benz-a të zinj'/ Rama për “Der Spiegel”: Shqipëria, një nga vendet më të sigurta në botë
Edi Rama GJERMANI- 'Ne jemi evropianë dhe duam të jemi pjesë e BE-së’, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervist&...
Konjufcka sot në Tiranë, Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Glauk Konjufca TIRANË- Shqipëria dhe Kosova do të nënshkruajnë ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi...
Urdhëri i Prokurorisë për të dhënat e hakeruara, Berisha: Akt policesk, përpjekje e Ramës për të rikthyer censurën
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të urdhërit të Prokurorisë p&...
Konjufca vjen nesër në Tiranë, firmos memorandumin me Nikollën e mban konferencë për shtyp
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të vijë nes&eu...
U cënua apo jo siguria kombëtare? Prokuroria 'rrëzon' Ramën për e-mailet e Gledis Nanos
Kryeministri Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte mjaft i sigurtë kur tha se hakerat iranianë nuk kishin arritur të depërt...


