Aktualitet

Ankohen banorët e 'Myslym Shyrit'/ Policia arreston disa të rinj, prindërit: Efektivët i dhunuan. Policia: U sulmuan 2 efektivë

Familjarët e të rinjve kundërshtuan arrestimin duke u shprehur se ishin efektivët ata të cilët ushtruan dhunë.

20 Shtator 2022, 10:35 Nga A.B
Ankohen banorët e 'Myslym Shyrit'/ Policia arreston disa të
Myslym Shyri

TIRANË- Policia ka kryer disa arrestime në zonën e 'Myslym Shyrit' në kryeqytet. Në pranga kanë përfunduar disa adoleshentë, për të cilët u ankuan banorët e zonës. 

'Faxnews' raportom se në momentin e arrestimit, kanë mbetur të lënduar dy policë. Të dy ndodhen në spital, pasi njëri prej tyre ka marrë lëndime të shumta ndërsa tjetri më të lehta. 

Familjarët e të rinjve kundërshtuan arrestimin duke u shprehur se ishin efektivët ata të cilët ushtruan dhunë e jo fëmijët e tyre. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje. 

arrestim ne myslym shyri

Sondazh

Poll