Aktualitet

Makina e parkuar pranë stacionit tërhoqi vëmendjen, arrestohet në Itali çifti shqiptar me 26 kg kokainë

Policia vuri re mjetin me targa suedeze i cili ishte i parkuar para stacionit. Lëvizjet e dyshimta të çiftit çuan në ekzekutimin e kontrollit të autoveturës.

20 Shtator 2022, 09:59 Nga A.B
Makina e parkuar pranë stacionit tërhoqi vëmendjen, arrestohet
Policia italiane

ITALI- Një çift shqiptar është ndaluar nga autoritetet italiane pasi janë kapur me 26 kg kokainë, e cila nëse do shitej do kapte vlerën e 5 milionë eurove. Mediat italiane shkruajnë se çifti u kap në mjetin me targa suedeze, i cili ishte parkuar prara stacionit.  

Ata kishin udhëtuar deri në Foggia për të transportuar sasinë e drogës. Lëvizjet e dyshimta të çiftit çuan në ekzekutimin e kontrollit të autoveturës. Në dy sediljet e para të shoferit e të pasagjerit u gjetën dy vende të fshehta të manovruara me një sistem hidraulik ku ishin futur pakot me 26 kg kokainë.

Çifti shqiptar i cili ka pasaporta suedeze u shoqërua në burgun e Foggias në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll