Shqiptari bëhet 'hero' në Zvicër; Shpëton një të ri nga 20 huliganë që e rrahën dhe i vunë flakën
Agron Ajeti ZVICËR- Një shqiptar papritmas është bërë hero në Zvicër. Teksa priste në stacionin e autobusë...
Dënimi shkoi në 1 vit e 2 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar, procedurë që ul 1/3 e kohës së caktuar për të kaluar brenda hekurave të qelisë.
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me nga 1 vit e 9 muaj burg avokatin Lavdosh Shehu dhe Hamza Tolën. Por dënimi shkoi në 1 vit e 2 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar, procedurë që ul 1/3 e kohës së caktuar për të kaluar brenda hekurave të qelisë. Ata u shpallën fajtor për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
NJOFTIMI I SPAK, TETOR 2021
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimit penal nr. 179 të vitit 2021. Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L. Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F. H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F. H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.
Në vijim, personi nën hetim Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020.
Në hetimin e këtij procedimi penal dhe mbledhjen e provave për të sqaruar ngjarjen e ndodhur ka dhënë një kontribut të rëndësishëm emisoni investigativ “STOP”, i TV Klan. Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 86 datë 21.10.2021, ka vendosur: Caktimin i masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit Lavdosh Shehu, me profesion avokat, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi (2) i Kodit Penal. Sot me datë 22.10.2021 është ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasit L. Sh.
Avokati Lavdosh Shehu u arrestua më 22 tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes Hyseni duke i premtuar ekstradimin e djalit nga Italia, duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Shehu i premtoi dhe i siguroi familjes së të dënuarit se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.
Agron Ajeti ZVICËR- Një shqiptar papritmas është bërë hero në Zvicër. Teksa priste në stacionin e autobusë...
Luan Daci TIRANË- Gjykata e Lartë ka prauar pjesërisht rekursin për Luan Dacin, ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçë...
Arsen Muskurti TIRANË- Arsen Muskurti, personi i cili është i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij, Alb...
Momenti kur nxirret nga plazhi SARANDË- Policia ka arrestuar organizatorin e ekspeditës nënujore në Sarandë, i cili kishte në...
plagosje ITALI- Një shkëmbim fjalësh mes disa të miturve dhe kërkesa për tu "sqaruar" kaloi në një sherr ku nj...
Policia Fier FIER- Një 28-vjeçar është arrestuar në Fier pasi është kapur duke kultivuar bimë narkotike. Operacio...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë reagimin e Donald...
TIRANË- Politikani dhe ish-kreu i Kuvendit Namik Dokle ka ndarë një foto të kullës së re që po ndërtohet në ...
Moti TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore dhe reshje të pakta n&eu...
Gazetari Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se informacionet e dala nga e mailet e ish-drejtorit të policisë duhen verifikuar. I ...