Aktualitet

Shembja e skelës nga pallati, reagon Sindikata: Shkak, mungesa e sigurisë teknike në punë

16 Gusht 2019, 15:51 Nga DOSJA
Shembja e skelës nga pallati, reagon Sindikata: Shkak, mungesa e

TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë ndodhur 2 orë me parë në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, ku humbën jetën dy punëtorë, të cilët ranë nga skela ku po punonin, ka reaguar Konferderata e Sindikatave të Shqipërisë, ku është shprehur se mungesa e kushteve teknike në punë ka shkaktuar tragjedinë e radhës.

Sipas reagimit të sindikatës, punonjësit janë rrëzuar nga skela dhe janë dërguar me urgjencë në spital ku dy prej atyre qe kane mbijetuar ndodhen në gjendje të rëndë ku shkak i aksidentit sipas saj, kanë qenë mungesa e kushteve teknike në punë, ndërsa shton se Inspektoriati i Punës është ende me pushime.

Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune per pak shakton tragjedine e radhes.Kater punonjes ndertimi qe po punonin per rikonstruksionin e nje fasade ne nje pallat ne rrugen Faik Konica jane rrezuar nga skela. Ata jane derguar me urgjence ne spital dhe gjendja e tyre paraqitet e rende. Shkak i aksidentit eshte mungesa e sigurise teknike ne pune. Ky aksident ne pune ka ndodhur vetem pak metra larg Inspektoriatit Punes qe ende eshte me pushime.

Konfederata e Sindikatave kerkon zbardhjen e ngjarjes dhe ndeshkimin e fajtoreve dhe sherim te shpejte te lenduareve”, shprehet Konfederata.

Një skelë është shkëputur nga një pallat në Tiranë. Pesë punëtorë që ishin duke punuar janë plagosur. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Policia bën me dije se tre punëtorë janë dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet konferderata e sindikatave plagosen 5 punetore rrezohet skela skela te pallati i braces konferderata e sindikatave plagosen 5 punetore rrezohet skela skela te pallati i braces

Sondazh

Poll