Aktualitet

Rrëzohet skela nga një pallat në Tiranë, vdesin 2 punëtorë. Inspektorati i Punës: Kompania në shkelje (FOTO+VD)

16 Gusht 2019, 13:11 Nga DOSJA
Rrëzohet skela nga një pallat në Tiranë, vdesin 2

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku një skelë është shkëputur nga një pallat dhe u ka marrë jetën dy punëtorëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mesditë, teksa pesë punëtorë ishin duke punuar si zakonisht. Skela e cila ishte e ngjitur me pallatin, i cili ishte në rikonstruksion është shkëputur dhe ka plagosur 5 persona, ku dy prej tyre u ka marrë dhe jetën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia, ambulanca dhe forca të shumta zjarrëfikëse, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e katër punëtorëve, ku fatkeqësisht dy prej trupave të nxjerrë ishin të pajetë. 

 

Deri tani është bërë e mundur dërgimi në spital i tre të plagosurve rëndë, Genti Bardhit 44 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç. Policia në një njoftim për ngjarjen ka bërë me dije se Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve  për veprime të mëtejshme. Të vdekur kanë mbetur Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra.

Pallati ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është dhe banesa e zv. Kryeministrit Erion Braçe, i cili kohët e fundit ka marrë flamurin e anti-informalitetit. Edhe pse po punohet për të shuar informalitetin, duket se në kushte jo të mira teknike dhe jashtë standardeve është punuar për një kohë të gjatë poshtë hundës së Braçes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen 5 punetore rrezohet skela rruga faik konica skela tek pallati i braçes vdes punetori ne tirane plagosen 5 punetore rrezohet skela rruga faik konica skela tek pallati i braçes vdes punetori ne tirane

Sondazh

Poll