Aktualitet

Rritet bilanci i viktimave, ndërron jetë punëtori i dytë që ra nga skela në Tiranë

16 Gusht 2019, 14:45 Nga DOSJA
Rritet bilanci i viktimave, ndërron jetë punëtori i dytë

TIRANË- Është rritur bilanci i viktimave të ngjares së rëndë që ndodhi sot në mesditë në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se dhe një prej punëtorëve ka ndërruar jetë, duke e çuar në dy numrin e të vdekurve.

Policia dhe forca të shumta zjarrëfikëse, po punonin për nxjerrjen e tij nga skelat, por punëtori nuk ka mundur që t’i shpëtojë dot plagëve.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjme me dije se shtetasit që kanë ndërruar jete janë: O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç“, shkruan Policia.

Një skelë është shkëputur nga një pallat në Tiranë. Pesë punëtorë që ishin duke punuar janë plagosur. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Policia bën me dije se tre punëtorë janë dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rrezohet skela skela tek pallati i braçes vdesin dy punotere ne tirane rrezohet skela skela tek pallati i braçes vdesin dy punotere ne tirane

Sondazh

Poll