Aktualitet

Kanosën me armë zjarri 4 persona, ndalohen autorët, policia jep detaje

16 Gusht 2019, 13:27 Nga DOSJA
Kanosën me armë zjarri 4 persona, ndalohen autorët, policia jep

SHIJAK- Dy të rinj janë ndaluar nga policia, pasi dyshohet se kanë kanosur 4 persona me armë zjarri në një lokal në Shijak. Të ndaluarit janë shtetasit me iniciale:

-J.Gj., 21 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;

-E.B., 22 vjeç, banues në Pjezë, Shijak

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se dy të rinjtë më datë 13.08.2019 , në një lokal në Gjepalaj pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E.A., 22 vjeç, A.R., 21 vjeç, V.S., 20 vjeç, J.T., 22 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak i kanë kanosur dhe qëlluar me armë zjarri në ajër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shijak

Policia e Shijakut zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar, të cilët kanosën me armë zjarri 4 shtetas në ambientet e një lokali.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2019, identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët kanosën me armë zjarri 4 shtetas.

Janë ndaluar me iniciativë shtetasit:

Shtetasit e ndaluar , më datë 13.08.2019 , në një lokal në Gjepalaj pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E.A., 22 vjeç, A.R., 21 vjeç, V.S., 20 vjeç, J.T., 22 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak i kanë kanosur dhe qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja “në bashkëpunim, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ” parashikuar në nenet 84, 25, 274 dhe 278 / 2 të Kodit Penal.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kanosje me arme zjarri ndalohen dy persona shijak kanosje me arme zjarri ndalohen dy persona shijak

Sondazh

Poll