Aktualitet

U nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës, kush janë dy punëtorët që vdiqën në Tiranë (EMRAT)

16 Gusht 2019, 15:36 Nga DOSJA
U nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës, kush

TIRANË- Është mësuar identiteti i dy punëtorëve që humbën jetën sot pas rrëzimit të skelës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra janë punëtorët që mbetën të pajetë nga shembja skelës një pallatin 13 katësh në rrugën “Faik Konica”.

Brahimaj, 31 vjeç dhe Kodra 36 vjeç, të dy u nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës e cila u shemb nga gjithë lartësia e pallatit duke i zënë ata poshtë.

Një skelë është shkëputur nga një pallat në Tiranë. Pesë punëtorë që ishin duke punuar janë plagosur. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Policia bën me dije se tre punëtorë janë dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen 5 punetore rrezohet skela skela tek pallati i braçes vdesin dy punotere ne tirane plagosen 5 punetore rrezohet skela skela tek pallati i braçes vdesin dy punotere ne tirane

Sondazh

Poll