Aktualitet

“Vdes njëri”, Policia reagon pas plagosjes së punëtorëve: U shkëput skela, dy janë në spital

16 Gusht 2019, 13:54 Nga DOSJA
“Vdes njëri”, Policia reagon pas plagosjes së

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një pallat, ku u shkëput një pjesë e skelës. Në një reagim për mediat, Policia bën me dije se një prej punëtoreve të plagosur ka humbur jetën, pasi goditja që ka marrë ishte e madhe.

Në informacionit paraprak bëhet me dije se një i plagosur është ende poshtë skelave dhe po punohet për nxjerrjen e tij.

Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë  e skelës metalike. Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar  4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Dy puntorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre.  Policia e Zjarrfiksja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër. Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve  për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

Një skelë është shkëputur nga një pallat në Tiranë. Pesë punëtorë që ishin duke punuar janë plagosur. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Policia bën me dije se tre punëtorë janë dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen 4 punetore policia e tiranes rrezohet skela skela tek pallati i braçes vdes punetori ne tirane plagosen 4 punetore policia e tiranes rrezohet skela skela tek pallati i braçes vdes punetori ne tirane

Sondazh

Poll