Aktualitet

Mbytja e turistes angleze në Sarandë, arrestohet organizatori i ekspeditës nënujore

Saimir Kushova e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës.

20 Shtator 2022, 09:05 Nga A.B
Mbytja e turistes angleze në Sarandë, arrestohet organizatori i
Momenti kur nxirret nga plazhi

SARANDË- Policia ka arrestuar organizatorin e ekspeditës nënujore në Sarandë, i cili kishte në grup turisten 29-vjeçare nga Anglia, Rebecca Gannon, e cila humbi jetën. Sipas forcave blu, 45-vjeçari Saimir Kushova, e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje. 45-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 45 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë ekspeditës së zhytjes, me përgjegjës këtë shtetas, është mbytur shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vdekja e turistes angleze u informua ditën e djeshme nga policia. Në njoftimin për shtyp, u bë e ditur se turistja u mbyt aksidentalisht teksa ishte duke notuar. Po ashtu, 8 persona u shoqëruan nga policia pas ngjarjes për t'u pyetur për atë ç'ka kishte ndodhur. 

mbytja e turistes ne sarand sarande rebecca gannon saimir kushova

Sondazh

Poll