Aktualitet

Kultivonte bimë narkotike në banesë, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Operacioni policor antikanabis i koduar “Grecalli”, vuri në pranga personin me inicialet Xh. Th., 28 vjeç, banues në Grecalli.

20 Shtator 2022, 08:33 Nga A.B
Kultivonte bimë narkotike në banesë, arrestohet 28-vjeçari
Policia Fier

FIER- Një 28-vjeçar është arrestuar në Fier pasi është kapur duke kultivuar bimë narkotike. Operacioni policor antikanabis i koduar “Grecalli”, vuri në pranga personin me inicialet Xh. Th., 28 vjeç, banues në Grecalli. Ai do të akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi iu zbuluan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

NJOFTIMI I POLICISË:

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor antikanabis i koduar “Grecalli”. Kishte kultivuar bimë narkotike në pronën e tij, kapet dhe arrestohet në flagrancë 28-vjeçari. Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Grecalli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Xh. Th., 28 vjeç, banues në Grecalli, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në tokën në pronësi të shtetasit Xh. Th., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne fier fier

Sondazh

Poll